Flash News

Bota

Lufta në Lindjen e Mesme pengon përballjen Spanjë-Argjentinë

Lufta në Lindjen e Mesme pengon përballjen Spanjë-Argjentinë

Ndeshja midis kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut ishte planifikuar të luhej në Doha të Katarit, por lufta në Lindjen e Mesme i kombinuar me vështirësitë e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) në gjetjen e një date të përshtatshme për ricaktimin e saj, çoi në anulimin e saj.

Finalissima bëhet turneu i parë ndërkombëtar që anulohet për shkak të sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Finalja, e bashkëorganizuar nga UEFA dhe CONMEBOL Spanjë-Argjentinë u anulua për shkak të pamundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me Argjentinën për një datë alternative nga 27 marsi, siç ishte planifikuar më herët.

Asnjë nga opsionet e propozuara nga UEFA nuk rezultoi e pranueshme për federatën argjentinase, e cila në fund preferoi të mos luante. 

Të fundit