Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, 11 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Sloviansk

Lufta në Ukrainë, 11 persona të vrarë nga bombardimet ruse

Të paktën 11 persona kanë vdekur në qytetin ukrainas, Slloviansk, si pasojë e sulmeve ruse në një ndërtesë banimi, kanë thënë autoritetet ukrainase të shtunën.

Autoritetet ende janë duke kërkuar nën rrënoja, derisa kanë thënë se në mesin e viktimave është edhe një dyvjeçar. Sipas tyre, të paktën 20 persona janë të plagosur si pasojë e sulmeve.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se ndërtesa në Slloviansk ka qenë në depo nafte e ushtrisë ukrainase. Mirëpo, në pamjet e publikuara në Facebook, shihet një bllok banesash. Luftimet mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, vazhdojnë të jenë intensive, sidomos në rajonin e Donjeckut.

Moska, në anën tjetër, ka raportuar për sukses të vogël në juglindje të Sllovianskut, në qytezën e Bahmutit, e cila është kthyer në hapësirë të kontestueshme që disa muaj./REL

 

Të fundit