Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, apeli i Papa Françeskut: Mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, bëni negociata reale

Lufta në Ukrainë, apeli i Papa Françeskut: Mos e çoni

Papa Françesku përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdon dhe pozicionet konfliktuale përhapen, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë rinovoj një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa nga sheshi i Shën Pjetrit.

Ky i fundit kërkoi “negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme”. Papa i tha dje një fëmije nga Ukraina se ai dëshiron të vizitojë Ukrainën dhe do të diskutojë një udhëtim të mundshëm me zyrtarët ukrainas.

Papa bëri një apel të mërkurën për të hequr bllokadën e eksporteve të grurit nga Ukraina.

Të fundit