Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, BE: Kemi ngrirë 17 miliardë euro asete ruse

Lufta në Ukrainë, BE: Kemi ngrirë 17 miliardë euro asete

Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro (16.9 miliardë dollarë) që nga nisja e luftës në Ukrainën, sipas Komisionerit të BE-së për Drejtësinë Didier Reynders.

Shifra është rritur nga rreth 13.8 miliardë euro që u raportua në muajin korrik nga Reynders. Bëhet fjalë për sanksione që kanë prekur kryesisht oligarkët dhe pasuri kryesisht në pesë vende.

"Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani", ka deklaruar ai, shkruan Al Jazzera.

Të fundit