Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, çfarë ka ndodhur sot (deri tani)

Lufta në Ukrainë, çfarë ka ndodhur sot (deri tani)

Sot shënohet dita e 12-të e pushtimit rus të Ukrainës. Një armëpushim i brishtë është vendosur në disa zona, sipas Rusisë, me Moskën që pretendon se gjashtë korridore humanitare janë hapur që nga mëngjesi i sotëm.

Këto janë ngjarjet më kryesore që janë zhvilluar sot (deri tani):

- Rusia pretendon se po mban një armëpushim të përkohshëm dhe po hap korridore humanitare në zona si Kiev, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy;

- Por Rusia u ka ofruar vetëm civilëve në pjesë të caktuara të Ukrainës mundësinë për të ikur në Bjellorusi ose Rusi - diçka që Ukraina e përshkroi si "imorale";

- Ndërkohë, Ukraina pretendon se luftimet kanë vazhduar në Kiev dhe Mariupol;

- Zyrtarët thonë se 4,000 njerëz ende duhet të evakuohen nga periferitë e kryeqytetit, ndërsa 2,000 janë larguar nga qyteti verior i Irpin;

- Një raund i tretë i bisedimeve të paqes filloi në Bjellorusi në orën 16:00 me orën lokale (14:00 GMT);

- Ukraina pretendon se ka rimarrë kontrollin e Chuhuiv pranë Kharkiv dhe aeroportin rajonal në Mykolayiv;

- Kryebashkiaku i Hostomel, pranë Kievit, u qëllua dhe u vra ndërsa po shpërndante ndihma, sipas zyrtarëve ukrainas;

- OKB thotë se të paktën 1.7 milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë në vendet fqinje që nga fillimi i konfliktit.

Harta më poshtë detajon zonat e Ukrainës nën kontrollin rus:

Lufta në Ukrainë, çfarë ka ndodhur sot (deri tani)

Burimi: SkyNews

Të fundit