Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë/ Finlanda shumë shpejt do të marrë vendimin e anëtarësimit në NATO, ç’thotë kryeministrja

Lufta në Ukrainë/ Finlanda shumë shpejt do të marrë

Finlanda do të marrë një vendim nëse do të aplikojë për anëtarësim në NATO për disa "javë dhe jo muaj", tha kryeministrja e saj.

Sanna Marin us hpreh se ishte e prirur për të ndërtuar një konsensus brenda parlamentit finlandez. Ajo theksoi se nuk kishte një orar të caktuar, por se "gjithçka kishte ndryshuar me pushtimin e Ukrainës nga Rusia".

"Unë mendoj se do të ndodhë shumë shpejt. Kjo do të ndodhë në javë, jo në muaj. Të gjitha grupet parlamentare dhe presidenti do të kenë mundësinë të marrin vendimin në javët në vijim”, tha Marin.

Ajo ishte në Stokholm për t'u takuar me homologen e saj suedeze Magdalena Andersson dhe për të diskutuar çështjen e bashkimit me aleancën ushtarake transatlantike.

Partia e Andersson, Social Demokratët, kanë filluar një rishikim të brendshëm për të debatuar nëse Suedia duhet të kërkojë anëtarësimin.

"Kjo është një kohë e rëndësishme në histori," tha Andersson, ndërsa shtoi se "Ne duhet të mendojmë se çfarë është më e mira për Suedinë për sigurinë dhe paqen tonë."

Burimi: Euronews

 

Të fundit