Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, gjendet varri masiv me mbi 500 trupa, mes tyre qindra gra e fëmijë

Lufta në Ukrainë, gjendet varri masiv me mbi 500 trupa, mes tyre

Trupat e më shumë se 500 civilëve janë zbuluar në territorin në verilindje të Ukrainës, i cili së fundmi është marrë prej forcave ruse, sipas policisë ukrainase, shkruan CNN.

Shumica e trupave u gjetën në atë që u përshkrua si një varr masiv në qytetin e Izium, të cilin forcat ukrainase e çliruan nga pushtimi rus në fillim të shtatorit. Trupat ruse kishin përdorur Izium si një pikënisje për sulmet në jug në rajonin e Donetsk.

Ndërsa forcat ukrainase çliruan më shumë tokë në verilindje, po zbulohen vende të reja varrimi.

"Ne gjetëm trupat e 534 civilëve nga territoret e rimarra," tha Serhii Bolvinov, kreu i departamentit hetimor të policisë rajonale.

Mes tyre ishin edhe 226 gra dhe 19 fëmijë, shtoi Bolvinov.

Të fundit