Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lufta në Ukrainë, ish-Gjenerali i ushtrisë amerikane: Forcat ruse nuk kanë organizim

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, David Petraeus, pret që ofensiva që po përgatisin ukrainasit për fund të pranverës ose fillim të verës, të jetë “shkatërruese” për ushtrinë ruse, sidomos në disa zona.
Duke folur në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se njësitet ukrainase po stërviten në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar dhe gjetkë, dhe do të aftësohen për operacione të kombinuara në fushëbetejë. Sipas tij, rusët, thjesht, “i hedhin ushtarët, nuk kanë koherencë, nuk kanë organizim”.
Ushtria ruse “nuk është një organizatë që mëson, ajo nuk i pranon paraprakisht mangësitë”, thotë Petraeus, i cili ka shërbyer si komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe si drejtor i CIA-s.
Radio Evropa e Lirë: Në cilën pikë gjendet lufta në Ukrainë?
David Petraeus: Jemi në pritje të ofensivës së Ukrainës – në fund të pranverës ose fillim të verës – e cila do të përfshijë tanke perëndimore dhe njësite të trajnuara, që do t’i mundësojnë Ukrainës, për herë të parë, të realizojë operacione të kombinuara. E kam fjalën për përdorimin e tankeve së bashku me këmbësorinë. Forca të reja ukrainase janë duke u trajnuar dhe pajisur në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar.
Radio Evropa e Lirë: Cili do të jetë rezultati përfundimtar i kundërofensivës ukrainase?
David Petraeus: Mendoj se do të jetë i dyfishtë. Së pari do të sigurohet që rusët të mos jenë në gjendje ta përforcojnë ose ta rifurnizojnë Krimenë përmes pjesës juglindore të Ukrainës – pra ta shkëpusin atë linjë tokësore të komunikimit – dhe, së dyti, do t’i shkatërrojnë forcat ruse në një zonë më të gjerë të Ukrainës jugore.
Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’ju pyes konkretisht për Bahmutin – gjenerali amerikan, Mark Milley, ka thënë se ukrainasit e kanë kthyer atë në një thertore për rusët. A mund të ketë qenë ky plani ukrainas gjatë gjithë kohës?
David Petraeus: Nuk e di nëse ka qenë gjatë gjithë kohës, por me kalimin e kohës është bërë e qartë. Në fillim, besoj se edhe ukrainasit kanë vlerësuar se Bahmuti nuk ka rëndësi gjeografike. Nuk është një qendër e madhe hekurudhore apo rrugore, siç janë disa vende të tjera.
Por, më vonë, mendoj se kanë arritur ta shohin vlerën e mbrojtjes së një zone urbane kundër një force që ka qenë shumë joprofesionale. Humbjet kanë qenë marramendëse. Fitimet kanë qenë në rritje, por tepër të kushtueshme. Gjithashtu, mendoj se me kalimin e kohës, presidenti [i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky e ka kuptuar qartë nevojën për të mos i dhënë Rusisë asgjë që mund ta portretizojë si fitore.
Radio Evropa e Lirë: A është kjo arsyeja përse rusët këmbëngulin ende atje?
David Petraeus: Kur dërgoni ushtarë valë pas vale, ata nuk kanë alternativë. Ata [rusët] nuk kanë forca të trajnuara mirë, nuk kanë më forca të pajisura mirë, nuk kanë stërvitje kolektive të njësive, siç kanë forcat ukrainase. Mendoj se është shumë e rëndësishme që vëzhguesit të kuptojnë se forcat ukrainase që do të udhëheqin ofensivën këtë pranverë dhe verë, nuk janë të angazhuara tani në vijën e frontit në Ukrainë.
Ato po stërviten në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar dhe gjetkë. Dhe, me kalimin e kohës, do të arrihen kushtet për operacione të kombinuara. Rusët nuk e kanë bërë këtë. Ata, thjesht, i hedhin ushtarët, nuk kanë koherencë, nuk kanë organizim.
Radio Evropa e Lirë: Ju keni udhëhequr një pushtim… Nga perspektiva e pushtimit, cilat janë tri gabimet e mëdha që i ka bërë Rusia në këtë luftë?
David Petraeus: Në nivelin më të lartë, ata [rusët] i kanë nënvlerësuar plotësisht kapacitetet e Ukrainës. Ata nuk kanë arritur të krijojnë një fushatë të duhur dhe ta përgatisin forcën e tyre për ta realizuar atë fushatë. Përtej kësaj, nuk kanë pasur sisteme moderne komunikimi. Prandaj, gjeneralët janë vrarë vazhdimisht. Ata nuk i kanë trajnuar forcat e tyre. Ne e kemi ditur gjithmonë se atyre u mungon Korpusi i nënoficerëve profesionistë, që janë shtylla kurrizore e forcave tona në perëndim.
Radio Evropa e Lirë: Ekziston një besim se rusët gjithmonë fillojnë keq dhe më pas përmirësohen. Në tetor, ju keni thënë se realiteti me të cilin përballet [presidenti rus, Vladimir] Putin në fushën e betejës, është i pakthyeshëm. Gjashtë muaj më vonë – a ka ende shanse për Rusinë që të kthejë gjithçka, të mësojë dhe të përshtatet?
David Petraeus: Ushtria ruse nuk është një organizatë që mëson. Kur kam pasur privilegjin t’i komandoj forcat tona [amerikane] në Irak, në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme, ne kemi vendosur të jemi një organizatë që mëson, kemi dalë me ide, strategji, taktika e kështu me radhë. Pra, duhet të ndërtoni një kulturë të të mësuarit. Kjo bëhet në shumicën e vendeve të NATO-s. Rusia, qartazi, nuk e ka bërë këtë. Ajo nuk është një organizatë që mëson.
Ajo nuk i pranon paraprakisht mangësitë. Unë, thjesht, nuk shoh se rusët mësojnë. Shoh ukrainasit që mësojnë, zhvillohen dhe bëhen gjithnjë e më të mirë. Dhe, kjo është arsyeja përse unë them se ata do të bëjnë atë që rusët nuk kanë arritur ta bëjnë: operacione të kombinuara.
Tani, ajo që duhet të theksoj është se Vladimir Putin ende nuk është i bindur se rusët nuk do të mund ta tejkalojnë Perëndimin. Ai ende mendon ashtu siç e thatë edhe ju, se rusët kanë pasur një fillim të tmerrshëm…
Nazistët i kanë zmbrapsur, ushtria e Napoleonit i ka dëbuar, por në fund kanë fituar. Ai ende mendon se mund t’ia dalë me ukrainasit, evropianët dhe amerikanët në atë mënyrë si me ushtrinë e Napoleonit dhe nazistët. Ne duhet të sigurojmë që ukrainasit do t’ia dëshmojnë se ai e ka gabim.
Radio Evropa e Lirë: Në termat politikë, a mund të themi se Rusia po e humb këtë luftë?
David Petraeus: Lufta nuk ka përfunduar ende. Është në vazhdim e sipër. Ukraina ka shënuar disa fitore të jashtëzakonshme, por rusët ende kontrollojnë pothuajse 20% të territorit, kështu që kjo është ende në vazhdim. Kërkon mbështetje të vazhdueshme, vendosmëri të vazhdueshme, jo vetëm nga ana e ukrainasve, por edhe nga ana e atyre që po i ndihmojnë ata./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38