Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, kryeministri belg: Krahësohet me faqet më të errëta të historisë evropiane

Lufta në Ukrainë, kryeministri belg: Krahësohet me faqet më

Kryeministri belg Alexander De Croo ka thënë se agresioni rus në Ukrainë është “i krahasueshëm me faqet më të errëta të historisë sonë evropiane” dhe se është “dëshpëruese të shohësh se diçka e tillë mund të ndodhë ende në Evropë”.

Duke folur pas takimit të përbashkët të kabinetit holandez dhe belg, De Croo u shpreh dje "se nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës".

Ai tha se si Belgjika ashtu edhe Holanda "do të bëjnë përpjekje për të siguruar që gjithçka të dokumentohet", me shpresën se "mund të zhvillohen ndjekje penale për historitë e tmerrshme që dëgjojmë për përdhunimet e grave dhe vajzave".

Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët. Iryna Venediktova, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, tha javën e kaluar se zyra e saj po hetonte 5,800 raste të krimeve të dyshuara ruse të luftës, me "gjithnjë e më shumë" procedura që hapeshin çdo ditë.

De Croo tha se qeveria belge po mbështeste Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Komisionin Hetimor të krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe po “duket të jetë në gjendje të dërgojë ekspertë mjeko-ligjorë” në Ukrainë.

“Është hapi i parë për të siguruar që barbarët që e bënë këtë do të ndiqen penalisht,” shtoi ai.

Burimi: CNN

 

Të fundit