Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë/ Macron kritikon pushtimin rus, disa orë pasi ndërmjetësoi marrëveshjen e inspektimit bërthamor

Lufta në Ukrainë/ Macron kritikon pushtimin rus, disa orë pasi

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Rusia filloi një "sulm brutal" ndaj Ukrainës në një shkelje imperialiste të ligjit ndërkombëtar.

Macron i bëri komentet gjatë një ceremonie për shënimin e 78-vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Provence të pushtuar nga Nai gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe vetëm disa orë pasi foli me Putin dhe ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për të lejuar inspektorët bërthamorë të OKB-së të vizitojnë një uzin137 në Ukrainë, shkruan Euronews. 

Macron,  është bërë gjithnjë e më kritik ndaj presidentit rus ndërsa lufta vazhdon.

Ai paralajmëroi qytetarët francezë se kriza energjetike dhe ekonomike me të cilën përballet Evropa nuk ka mbaruar, duke e quajtur atë "çmimi i lirisë dhe vlerave tona".

“Që kur Vladimir Putin filloi sulmin e tij brutal ndaj Ukrainës, lufta është kthyer në tokën evropiane, disa orë larg nesh”, tha Macron .

Macron tha se Putini po kërkon të imponojë "vullnetin e tij imperialist" në Evropë, në një "shkelje flagrante të integritetit të shteteve".

Të fundit