Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, nxirren 146 trupa nga një varr masiv, kanë shenja të një vdekjeje të dhunshme

Lufta në Ukrainë, nxirren 146 trupa nga një varr masiv, kanë

Më shumë trupa kryesisht civilë dhe dy fëmijë, u gjetën në qytetin Izium në Ukrainën lindore, thanë zyrtarët të hënën.

Në Izium, 146 trupa kryesisht civilë u zhvarrosën nga një vend varrimi masiv, sipas Oleh Synehubov, kreu i administratës civile-ushtarake të rajonit të Kharkiv.

“Disa nga të vdekurit kanë shenja të një vdekjeje të dhunshme, dhe ka trupa me duar të lidhura dhe tw torturuar. Të vdekurit gjithashtu kanë plagë nga minat shpërthyese, predha dhe plagë me thikë”, tha Synehubov, duke shtuar se të gjithë trupat janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.

Të dielën, kryebashkiaku i Izium Valerii Marchenko tha se zhvarrosja e trupave do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se të paktën 440 varre u gjetën në qytet ditët e fundit dhe të premten, presidenti Volodymyr Zelensky tha se disa prej trupave treguan "shenja torture", duke fajësuar Rusinë për atë që ai e quajti "mizori dhe terrorizëm". " Rusia i ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës për krime lufte si një "gënjeshtër".

Të fundit