All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Lufta në Ukrainë, Putin dhe Macron zhvillojnë sërish një bisedë të gjatë telefonike

All - Paragraf - 1

Lufta në Ukrainë, Putin dhe Macron zhvillojnë sërish

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike prej një orë e 45 minuta me homologun francez Emmanuel Macron. Kështu ka bërë me dije presidenca franceze.

All - Paragraf - 3

Mediat e huaja shkruajnë se ende nuk na janë dhënë detaje se çfarë është diskutuar. Të dy udhëheqësit kishin folur me telefon herën e fundit ditën e enjte, në bisedime që lanë përshtypjen e Macronit se qëllimi i Putinit ishte të merrte të gjithë Ukrainën, sipas një zyrtari francez.

Macron është një nga disa liderë botërorë që kanë biseduar me Putinin, duke shpresuar të ndërmjetësojnë një armëpushim në Ukrainë.

Më herët, Putin foli me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili bëri thirrje për një ndërprerje urgjente të luftës.

Sipas Kremlinin, Putin i tha Erdoganit se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një "qasje më konstruktive" në bisedime, "duke marrë plotësisht parasysh realitetet në zhvillim".

Të fundit