Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, rusët breshëri plumbash mbi makinën e ‘Sky News’, plagosin gazetarin britanik

Lufta në Ukrainë, rusët breshëri plumbash mbi makinën e

Një gazetar britanik që mbulon luftën në Ukrainë është qëlluar dhe plagosur pasi është sulmuar në Kiev.

Kryekorrespondenti i Sky News, Stuart Ramsay dhe katër kolegët e tij po ktheheshin me makinë për në kryeqytetin ukrainas kur u zunë pritë.

Ndërsa ata u përpoqën të iknin nga makina, një plumb goditi Ramsay në pjesën e poshtme të shpinës së tij, ndërsa operatori i kamerës Richie Mockler mori dy plumba në jelekun antiplumb.

Atyre u tha se një njësi ruse zbuluese qëndronte pas sulmit, shkruan BBC

Sulmi ndaj ekuipazhit të Sky News ndodhi të hënën, ndërsa ata u kthyen në Kiev pasi anuluan një udhëtim në një qytet tjetër sepse ishte i pasigurt.

Ekipi la makinën pas incidentit dhe u fsheh brenda një ndërtese fabrike përpara se të shpëtohej nga policia ukrainase.

"Ne e dinim se duhej të dilnim për të mbijetuar, por të shtënat që po vinin ishin intensive" tha Ramsay.

"Më kujtohet që pyesja veten nëse vdekja ime do të ishte e dhimbshme. Dhe më pas u godita në pjesën e poshtme të shpinës. "Unë jam goditur" bërtita.

Të premten, u njoftua se BBC do të pezullonte përkohësisht punën e gazetarëve të saj në Rusi, në përgjigje të një ligji të ri që kërcënon të burgosë këdo që Rusia mendon se ka përhapur lajme "të rreme" mbi forcat e armatosura. CNN dhe Bloomberg News vazhduan të bëjnë të njëjtën gjë.

 

Të fundit