Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia pranon se dekreti i mobilizimit është 'shkelur': Disa burra janë thirrur gabimisht

Lufta në Ukrainë, Rusia pranon se dekreti i mobilizimit

Dekreti i mobilizimit ushtarak të Rusisë është "shkelur" me disa burra të thirrur gabimisht, ka pranuar Kremlini. Deklarata erdhi pas raportimeve se po thirreshin për luftë në Ukrainë edhe burra të moshuar ose me probleme shëndetësore.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se disa urdhra ishin lëshuar gabimisht, duke thënë se gabimet po korrigjoheshin nga guvernatorët rajonalë dhe ministria e mbrojtjes.

"Ka pasur raste kur dekreti është shkelur... Këto raste të mospërputhjes me kriteret e kërkuara po eliminohen," tha Peskov.

Procesi i mobilizimit tashmë është duke u zhvilluar në Rusi me burra që janë vendosur përpara se t'i bashkohen konfliktit në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se rreth 300,000 njerëz do të thirren në shërbim, por ka raporte se numri përfundimtar do të jetë më i lartë.

Pas thirrjes për mobilizim të pjesshëm, një numër i madh burrash janë larguar ose kanë tentuar të ikin nga Rusia. Gazeta e pavarur Novaya raportoi se 261,000 burra ishin larguar nga vendi që nga lëshimi i dekretit.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk ishte marrë asnjë vendim për mbylljen e kufijve të Rusisë. "Unë nuk di asgjë për këtë. Për momentin nuk është marrë asnjë vendim për këtë," tha Peskov.

Burimi: Euronews

Të fundit