Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, Vladimir Putin flet me kryeministrin izraelit

Lufta në Ukrainë, Vladimir Putin flet me kryeministrin izraelit

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur sot përmes telefonit me kryeministrin izraelit Naftali Bennett për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, - thotë Kremlini zyrtar.

Gjatë bisedës së tyre telefonike, Bennett "ndau disa ide në lidhje me negociatat në vazhdim" dhe dha "vlerësimin e tij për situatën rreth Ukrainës". Kjo telefonatë vjen një ditë pasi Putin bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron për kushtet e një armëpushimi të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më herët gjatë ditës së sotme, Putin u tha zyrtarëve të qeverisë përmes një videoje se vendet "jomiqësore" do të duhet të paguajnë për gazin rus në rubla. Ai tha gjithashtu se "një numër vendesh perëndimore morën vendime të paligjshme për të ashtuquajturën ngrirje të aseteve ruse" dhe si rezultat kishin minuar "besimin për ato monedha".

Kujtojmë se Naftali Bennet ka qenë dhe në një takim me presidentin rus para disa ditësh, për të folur për Ukrainën. Ai po përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe negociatorit për paqe.

Të fundit