Flash News

Bota

Lufta në Ukrianë, Von der Leyen: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet

Lufta në Ukrianë, Von der Leyen: Rusia duhet të mbajë

Ursula von der Leyen tha se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Në konferencën e fundit në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian theksoi nevojën për një gjykatë për krimet e agresionit të Rusisë.

“Agresioni i Rusisë ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme në Ukrainë. Pothuajse një vit më parë, bota zbuloi tmerret në qytetin Bucha. Unë vetë isha atje dhe kam parë mizoritë e kryera nga forcat ruse. Ka prova në rritje të sulmeve të drejtpërdrejta kundër civilëve si dhe sulmet që goditën infrastrukturën energjitike.

"Tortura, keqtrajtime, dhuna seksuale dhe ekzekutime janë kryer nga forcat ruse. As fëmijët nuk po kursehen. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime të tmerrshme dhe presidenti rus Vladimir Putin duhet të mbahet përgjegjës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të sjellë autorët para drejtësisë."

"Bashkimi Evropian është mbështetës i rolit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ne gjithashtu besojmë se duhet të ketë një gjykatë të posaçme për të ndjekur penalisht rusët që kanë kryer krime. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me partnerët tanë për të siguruar që Rusia të paguajë”, tha zonja Von der Leyen.

 

Të fundit