Flash News

Bota

Lufta për Bakhmutin, Rusia dhe Ukraina raportojnë humbje të mëdha ushtarësh

Lufta për Bakhmutin, Rusia dhe Ukraina raportojnë humbje të

Beteja për Bakhmutin po vazhdon me Rusinë që është përpjekur të marrë qytetin lindor të Ukrainës për muaj të tërë. Të dyja kampet kanë raportuar se ka pasur shumë humbje jetë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se rusët kishin pësuar më shumë se 1000 vdekje në ditët e fundit, me shumë të tjerë të plagosur rëndë. Rusia nga ana tjetër tha se kishin vrarë më shumë se 220 pjesëtarë të shërbimit ukrainas gjatë 24 orëve të fundit.

“Në më pak se një javë, duke filluar nga 6 marsi, ne arritëm të vrisnim më shumë se 1,100 ushtarë armik vetëm në sektorin Bakhmut, humbje e pakthyeshme e Rusisë, pikërisht atje, afër Bakhmutit”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.

Analistët thonë se pushtimi i Bakhmutit ka pak vlerë strategjike, por është bërë një pikë qendrore për komandantët rusë. Marrja këtij qyteti do të afronte Vladimir Putinin më afër qëllimit të vet për të pasur në kontroll të gjithë rajonin e Donetskut.

Të fundit