Flash News

Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Putinit

Lufta Ukrainë-Rusi, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e pranishme  në Samitin që po zhvillohet në Tiranë, ka bërë thirrje për intensifikimin e presionit ndaj Rusisë, në funksion të një armëpushimi të menjëhershëm në Ukrainë.

“Ne kërkojmë një armëpushim pa kushte. Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, është e gatshme për paqe. Por fakti që Presidenti Zelensky ishte i gatshëm të takohej dhe nga ana tjetër nuk pati asnjë reagim nga Kremlini, tregon qartë se Putin nuk e dëshiron paqen”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të re sanksionesh, që do të ketë në fokus sektorin e energjisë dhe lëvizshmërinë detare të Rusisë:

“Do të ndalojmë lëvizjen e disa anijeve të flotës ruse dhe do të ndikojmë në transportin e naftës. Duhet presion i vazhdueshëm deri në arritjen e armëpushimit.”

Von der Leyen tha se përballë qëndrimit të papërkulur të Putinit, bashkëpunimi transatlantik mbetet thelbësor dhe BE është e vendosur të qëndrojë në krah të Ukrainës.

Të fundit