Flash News

Bota

Luftimet e ashpra në Lindjen e Mesme, të paktën 83 njerëz të vrarë në Gaza dhe shtatë në Izrael

Luftimet e ashpra në Lindjen e Mesme, të paktën 83 njerëz

Sulmet dhe tensionet në Gaza vazhdojnë të rriten, ndërsa deri tani, gjatë katër ditëve të fundit janë shënuar të paktën 83 njerëz të vrarë në Gaza dhe shtatë në Izrael.

Një reporter i BBC në Gaza tha se kishte qenë "nata më e gjatë dhe më e vështirë që nga lufta e 2014". Izraeli tha se ishte shënjestruar me 1,600 raketa.

Izraeli tani po mendon për një operacion të mundshëm tokësor në Gaza dhe ka dërguar përforcime në kufi.

Kjo është cilësuar si dhuna më e keqe që nga viti 2014, e nxitur fillimisht nga tensionet izraelito-palestineze në Jeruzalemin Lindor që çoi në përplasje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.  

Në Izrael, një bllok apartamentesh u shkatërrua në qytetin Petah Tikva pak pasi banorët ishin larguar.

"Ne dëgjuam një alarm dhe papritmas u dëgjua një zhurmë" tha një banor për faqen e lajmeve Ynet.

Mohammed Abu Rayya, një mjek që jeton në Gaza i tha BBC: "Ka shumë vdekje, shumë të plagosur - fëmijë, gra të moshuara dhe burra të moshuar. Ne nuk mund të flemë në shtëpi, nuk po ndihemi të sigurt. Nuk ka asnjë vend të sigurt ".

Autoritetet në Gaza, e cila kontrollohet nga grupi militant islamik Hamas, thonë se shumë civilë kanë vdekur, përfshirë 17 fëmijë.

Izraeli thotë se dhjetëra të vrarë në Gaza ishin militantë dhe se disa nga vdekjet vijnë nga raketa të gabuara nga Gaza.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ata kishin goditur objektivat e Hamasit më shumë se 600 herë. Ata thanë se kishin shënjestruar shtëpitë dhe bizneset e përdorura nga militantët dhe një shkollë që Hamas po përdorte "për të fshehur një tunel terrori".

Konflikti i përshkallëzua ka bërë që linjat ajrore si KLM, British Airëays dhe Virgin Atlantic, të pezullojnë shërbimet për Izraelin.

Më herët të enjten, fluturimet hyrëse u devijuan në jug nga aeroporti kryesor i Tel Avivit Ben Gurion në aeroportin Ramon mes një stuhie raketash.

Të fundit