Bota

Luksemburgu do të legalizojë kultivimin dhe përdorimin e kanabisit në shtëpi

Luksemburgu do të legalizojë kultivimin dhe përdorimin e

Qeveria e Luksemburgut ka njoftuar ndryshime në ligjin për kanabisin, me plane për të legalizuar rritjen dhe përdorimin e drogës në shtëpi.

Euronews raporton se kjo do të jetë në kuadër të një pakete masash për trajtimin e krimit të drogës në vendin me 632,000 banorë. Të rriturit do të jenë në gjendje të rritin deri në katër bimë kanabisi për familje për përdorim personal.

Qeveria do të lejojë gjithashtu shitjen e farave të kanabisit në dyqane, së bashku me importimin e tyre nga jashtë ose të blera online.

Konsumimi dhe kultivimi do të lejohen vetëm brenda banesës së vet edhe pse transportimi ose konsumimi deri në tre gramë nuk do të konsiderohet më vepër penale, por përkundrazi klasifikohet si kundërvajtje.

 

Të fundit