Flash News

Bota

Luksemburgu do të legalizojë rritjen dhe përdorimin e kanabisit në shtëpi

Luksemburgu do të legalizojë rritjen dhe përdorimin e kanabisit

 

Qeveria e Luksemburgut ka njoftuar ndryshime në ligjin për kanabisin, për të legalizuar rritjen dhe përdorimin e drogës në shtëpi.

Si pjesë e një pakete masash për trajtimin e krimit të drogës në vendin me 632,000 banorë, të rriturit do të jenë në gjendje të kultuvojnë deri në katër bimë kanabisi për familje për përdorim personal.

Qeveria do të lejojë gjithashtu shitjen e farave të kanabisit në dyqane, së bashku me importimin e tyre nga jashtë ose të blera online, shkruan Euronews.

Do të shikojë gjithashtu lejimin e prodhimit vendas të farave për qëllime komerciale.

Konsumimi dhe kultivimi do të lejohen vetëm “brenda katër mureve të shtëpisë”, edhe pse transportimi ose konsumimi deri në tre gramë nuk do të konsiderohet më vepër penale, por përkundrazi klasifikohet si kundërvajtje.

Të fundit