Flash News

Bota

Luksemburgu ashpërson masat, rikthen shtetrrethimin gjatë natës

Luksemburgu ashpërson masat, rikthen shtetrrethimin gjatë natës

Luksemburgu ka rikthyer orën policore. Për të frenuar rritjen e shifrave me koronavirus, qeveria vendosi të rikthejë shtetrrethimin midis orës 23:00 dhe 06:00 të mëngjesit. Pjesë e masave të reja është edhe ndalimi i grumbullimeve në më shumë se katër persona.

 “Situata në tri ditët e fundit ka ndryshuar në mënyrë shqetësuese dhe kujdesi duhet të vazhdojë të garantohet. Është e nevojshme të përshtaten kufizimet e vendosura mbi popullatën, në mënyrë që të shmanget një situatë e pakontrollueshme në javët e ardhshme”,tha kryeministri Xavier Bettel.

Të fundit