Flash News

Bota

Lumenjtë dalin nga shtrati në Indi, regjistrohen 19 viktima

Lumenjtë dalin nga shtrati në Indi, regjistrohen 19 viktima

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indinë jugore, pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve në qytete dhe fshatra.

Njerëzit u bllokuan në rrethin e Kottayam në shtetin Kerala, shkruan BBC. Ditët e reshjeve të dendura në Kerala kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe ushtria indiane i është bashkuar përpjekjeve të shpëtimit.

Banorët vendas iu bashkuan sot ekipeve të shpëtimit për të ndihmuar në heqjen e baltës, shkëmbinjve dhe pemëve të rënë nga zonat e prekura ndërsa kërkimi për të mbijetuarit vazhdon.

Në vitin 2018, rreth 400 njerëz humbën jetën dhe më shumë se një milion të tjerë u zhvendosën nga përmbytja më e rëndë që përfshiu Keralan.

Të fundit