Flash News

Bota

Macron: Franca do të njohë në shtator shtetin palestinez

Macron: Franca do të njohë në shtator shtetin palestinez

Franca do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, tha Presidenti Emmanuel Macron.

Në një postim në X, Macron tha se njoftimi zyrtar do të bëhej në një seancë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

"Nevoja urgjente sot është që lufta në Gaza të përfundojë dhe popullsia civile të shpëtohet. Paqja është e mundur. Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, lirimi i të gjithë pengjeve dhe ndihmë masive humanitare për popullin e Gazës", shkroi ai.

Zyrtarët palestinezë e mirëpritën vendimin e Macron, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ky veprim "shpërblen terrorin" pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael.

SHBA-të "e hedhin poshtë fuqimisht" njoftimin e Macron, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke e quajtur vendimin të pamatur.

Nëse Franca njeh shtetin e Palestinës, do të jetë vendi i parë në G7 që e bën.

Të fundit