Flash News

Bota

Macron nuk tërhiqet nga reforma e pensioneve, vazhdojnë protestat dhe grevat në Francë

Macron nuk tërhiqet nga reforma e pensioneve, vazhdojnë protestat dhe

Grevat dhe protestat në Francë vazhdojnë sepse presidenti Emmanuel Macron u zotua që të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin.

Projektligji që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, ka bërë që shumë njerëz të dalin në protesta duke shkatërruar çdo gjë që u del përpara.

Sindikatat e punëtorëve thanë se dita e nëntë e veprimit mbarëkombëtar të së enjtes do të tërheqë turma të mëdha kundër atyre që ata i përshkruajnë si “përbuzje” dhe “gënjeshtra” të presidentit Macron.

Macron ngjalli zemërim te sindikatat dhe partitë opozitare të mërkurën kur hodhi poshtë thirrjet e tyre që ai të merrte parasysh kërkesat për të mos e çuar përpara këtë plan.

“Përgjigjja më e mirë që mund t’i japim presidentit është se ka miliona njerëz në grevë dhe në rrugë”, tha drejtuesi i sindikatës Philippe Martinez,

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por zemërimi është rritur që kur qeveria e shtyu projektligjin në Parlament pa votim, javën e kaluar.

Macron tha se ligji i ri është i nevojshëm dhe do të hynte në fuqi më vonë këtë vit. Ai shprehet i bindur se reforma është e domosdoshme në mënyrë që sistemi i pensioneve të mbetet funksional.

Të fundit