Flash News

Bota

Macron thirrje SHBA-ve: Hiqni dorë nga kufizimet për eksportin e vaksinave anti-Covid

Macron thirrje SHBA-ve: Hiqni dorë nga kufizimet për eksportin e
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje SHBA-së që të heqë dorë nga kufizimet e saj në eksportin e vaksinave kundër Covid-19, raporton BBC. Deklarata e tij erdhi, kur u shfaq një ndarje midis pjesëve të Evropës dhe SHBA-së për prodhimin global të vaksinave.

Aktualisht, rreth 1.25 miliardë doza janë administruar në të gjithë botën. Megjithatë, më pak se 1% u janë dhënë 29 vendeve më të varfra të botës, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ndërkohë vendet e pasura po shpejtojnë fushatat e tyre të vaksinimit. Në MB, 67% e popullsisë e ka marrë dozën e parë dhe në SHBA 56% e atyre që kanë të drejtë të marrin vaksinën. Të premten, BE ra dakord për të blerë 900 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Të fundit