Flash News

Bota

Mafia shqiptare “zhyt” në skandal edhe presidentin e Ekuadorit: Tregti për postet qeveritare me trafikantët

Mafia shqiptare “zhyt” në skandal edhe presidentin e Ekuadorit:

Mediat ekuadoriane publikuan dy ditë më parë dy audio ku shfaqeshin dy persona të identifikuar si gjeneralët Mauro Vargas dhe Giovanni Ponce, nga komanda e lartë e policies, të cilët dyshohet se flisnin për nevojën e fshehjes së raportit të referuar të policisë për lidhjet e dyshuara të qeverisë me trafikun e drogës, për të mos prekur presidentin.

Sipas mediave vendase, këtu hyn në rol implikimi i bandave të fuqishme shqiptare që zhvillojnë veprimtari në Ekuador, të cilat thuhet se kanë financuar fushatën e kandaitit Guillermo Lassso në vitin 2021, me 1 milion e gjysmë dollar.

Audio-përgjimet zbulojnë se i implikuar në këtë histori është edhe Danilo Carrera, kunati i presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso. Carrera akuzohet si kreu i një rrjeti përgjegjës për shitjen e pozicioneve dhe kontratave në kompanitë publike dhe tregojnë se ai është shumë i afërt me operatorin politik Rubén Cherrez, i cili është vetë i lidhur me trafikun e drogës.

Kryetarja e komisionit legjislativ që hetoi këto fakte, Viviana Veloz, tha se Lasso e dinte këtë raport të policisë dhe nuk bëri asgjë për të. Presidenti është informuar edhe për një raport të Sekretariatit Kundër Korrupsionit për indikacione për korrupsion në qeveri, por ka urdhëruar që ai të mos bëhet publik.

Parlamenti mund të fajësojë presidentin për këto akuza, të cilat u hetuan nga një komision legjislativ, raporti përfundimtar i të cilit rekomandoi shkarkimin e tij për krime kundër administratës publike dhe sigurisë së shtetit.

Të fundit