Flash News

Bota

Mallkimi i Titanikut? Zhduket nëndetësja me turistë në Atlantik

Mallkimi i Titanikut? Zhduket nëndetësja me turistë në

Një nëndetëse me 5 turistë, të cilët po vizitonin rrënojat e Titanikut është zhdukur në Oqeanin Atlantik.

Secili nga turistët kishte paguar 125 mijë dollarë për t’u zhytur në një thellësi prej 4 mijë metrash dhe për të parë nga afër anijen e famshme, raporton BBC.

Fundosja e Titanikut shtrihet 3800 metra poshtë në fund të Atlantikut, 400 milje detare larg brigjeve të Kanadasë. Ngjarja e bujshme dhe historike daton në prill 1912 pasi goditi një ajsberg në udhëtimin e tij të parë.

Mbetjet u zbuluan në vitin 1985. Vitet e fundit, nëndetëse të vegla me turistë po eksplorojnë në Oqeanin Atlantik. Ata paguhen nga kompanitë me një vlerë prej 250 mijë paundesh.

Të fundit