Flash News

Bota

“Manipulimi i Rusisë”, Zelenskyy: Ukraina po përgatitet për një ofensivë të re në lindje

“Manipulimi i Rusisë”, Zelenskyy: Ukraina po përgatitet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se vendi i tij është në një "pikë kthese" në luftën me Rusinë dhe se ata po përgatiten për një ofensivë të re të madhe ruse në lindje të vendit.

Deklarta e liderit vjen pasi Moska njoftoi një armëpushim për të enjten, i cilësuar një "manipulim".

"Ne nuk i besojmë askujt, as një fraze të bukur. Ne shohim gjithashtu se ka një grumbullim të trupave ruse për sulme të reja në rajonin (lindor) të Donbass dhe ne po përgatitemi për këtë. Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë. Ne do të luftojmë për çdo metër të territorit tonë," tha ai në një video-mesazh të regjistruar në rrugët e Kievit.

Udhëheqësi i Ukrainës bëri gjithashtu një lutje tjetër të fortë për aleatët që të dërgojnë më shumë pajisje ushtarake për t'i ndihmuar ata të luftojnë ushtrinë pushtuese ruse, duke kërkuar tanke, avionë dhe sisteme artilerie.

“Nëse vërtet po luftojmë për lirinë dhe në mbrojtje të demokracisë së bashku, atëherë kemi të drejtë të kërkojmë ndihmë në këtë pikë kthese të vështirë. Liria nuk duhet armatosur më keq se tirania”, shtoi Zelenskyy.

Negociatorët rusë dhe ukrainas do të takohen sërish nesër, pas një raundi të dukshëm të frytshëm të bisedimeve në Stamboll të martën.

Megjithatë duket se ka pak besim se Rusia dhe Ukraina do ta zgjidhin konfliktin së shpejti, veçanërisht pas premtimeve të ushtrisë ruse dhe duke pasur parasysh sulmet e saj më të fundit.

Rusia tha të martën se do të de-përshkallëzonte operacionet pranë Kievit dhe Chernihiv për të “rritur besimin e ndërsjellë dhe për të krijuar kushte për negociata të mëtejshme.” Zelenskyy dhe Perëndimi ishin skeptikë.

Menjëherë pas kësaj, zyrtarët ukrainas raportuan se bombardimet ruse po goditnin shtëpi, dyqane, biblioteka dhe vende të tjera civile në ose afër atyre zonave.

Trupat ruse gjithashtu shtuan sulmet e tyre në rajonin e Donbasit në lindje dhe rreth qytetit të Izyum, i cili shtrihet në një rrugë kyçe për në Donbas, pas ridislokimit të njësive nga zona të tjera, tha pala ukrainase.

Burimi: Euronews

Të fundit