Flash News

Bota

Mariupol ka nevojë për armatim, Izyum i rrënuar nga sulmet. OKB: 1 mijë viktima, mbi 3.6 mln të larguar

Mariupol ka nevojë për armatim, Izyum i rrënuar nga sulmet. OKB:

Luftimet intensive po vazhdojnë në disa drejtime rreth Kievit, megjithëse forcat ukrainase duket se kanë rimarrë territorin në lindje të kryeqytetit, duke i shtyrë forcat ruse.

Sulmet ruse në Mariupol po vijojnë, ndërsa udhëheqësit lokalë thonë se kanë nevojë për armatim, duke përfshirë artileri dhe raketa antitank. Gjashtë persona u vranë nga një raketë që goditi një parking në një qendër tregtare në Kharkiv, ndërsa civilët ishin rreshtuar brenda për të marrë ndihma humanitare.

Qyteti i Izyum është "shkatërruar plotësisht" nga avionët dhe artileria ruse, tha një deputet. Marina e Ukrainës tha gjithashtu se një anije ruse u shkatërrua në portin e okupuar të Berdyansk në Detin Azov, shkruan CNN.

Numri i viktimave civile në Ukrainë ka tejkaluar 1,000, tha OKB-ja dje, duke paralajmëruar se "shifrat aktuale janë dukshëm më të larta". Shumica e jetëve të humbura kanë ardhur si pasojë e sulmeve ajrërore. Mes viktimave janë 90 fëmijë.

Ndërkohë më shumë se 3.6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, sipas vlerësimeve të OKB-së. Shumica kanë hyrë në Poloni.

 

Të fundit