Flash News

Bota

Mark Zuckerberg bën deklaratën zyrtare: Do bllokojmë Trump në Facebook dhe Instagram

Mark Zuckerberg bën deklaratën zyrtare: Do bllokojmë Trump

Facebook do të bllokojë Presidentin Trump në platformat e tij, përfshirë Instagramin, të paktën deri në fund të mandatit të tij.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë Mark Zuckerberg, i cili në një deklaratë të tijën zyrtare të postuar në Facebook.

Themeluesi i Facebook shkruan se: "Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden."

Facebook më parë kishte thënë se do të pezullonte llogarinë e Trump për 24 orë pasi disa nga postimet e presidentit të mërkurën nxisnin dhunë në Kapitol. Trump gjithashtu u përball me një pezullim nga Twitter, i cili bllokoi llogarinë e tij për 12 orë dhe kërkoi që ai të fshihte 3 postimet - që kompania tha se mund të nxisnin dhunë - në mënyrë që të rifitonte aksesin.

Vendimet e pashembullta nga Tëitter dhe Facebook vijnë pasi kompanitë e mediave sociale kanë lejuar që Trump të shkelë politikat e tyre pa pasoja për vite me radhë.

The shocking events of the last 24 hours clearly demonstrate that President Donald Trump intends to use his remaining...

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, January 7, 2021

Të fundit