Flash News

Bota

Marrëveshja bërthamore, Irani hedh poshtë idenë e takimeve me BE dhe SHBA

Marrëveshja bërthamore, Irani hedh poshtë idenë e takimeve
Foto ilustruese

Irani përjashtoi të dielën mbajtjen e një takimi jozyrtar me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të mëdha për të diskutuar mënyrat për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të 2015-ës, duke këmbëngulur se Uashingtoni duhet së pari të heqë të gjitha sanksionet e tij të njëanshme.

“Duke marrë parasysh veprimet dhe deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë Evropiane, Irani nuk e konsideron këtë kohën për të mbajtur një takim jozyrtar me këto vende, i cili u propozua nga shefi i politikës së jashtme të BE”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Saeed Khatibzadeh.

Zyrtarët iranianë kishin thënë se Teherani po studionte një propozim nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell për të mbajtur një takim jozyrtar me palët e tjera të paktit bërthamor dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat vendosën sërish sanksionet mbi Iranin pasi presidenti i atëhershëm Donald Trump doli nga marrëveshja në 2018, raporton Reuters.

Irani dhe administrata e re amerikane e Presidentit Joe Biden kanë qenë në mosmarrëveshje se kush duhet të ndërmarrë hapin e parë për të ringjallur marrëveshjen. Irani këmbëngul se Shtetet e Bashkuara duhet së pari të heqin sanksionet ndërsa Uashingtoni thotë se Teherani duhet së pari t’i kthehet pajtueshmërisë me marrëveshjen, të cilën ai po e shkel gradualisht.

Të fundit