Flash News

Bota

Marrëveshja e pengjeve, Izraeli shpall listën e të burgosurve palestinezë që mund të lirohen

Marrëveshja e pengjeve, Izraeli shpall listën e të burgosurve


Izraeli ka publikuar një listë me 300 të burgosur palestinezë që mund të lirohen si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi dhe grupet e tjera terroriste në Gaza.

Publikimi u jep mundësinë për të apeluar kundër lirimit të të burgosurve të veçantë.

Sipas marrëveshjes, Izraeli do të lirojë "deri në" 150 të burgosur sigurie në këmbim të "deri në" 50 pengje në 4 ditët e para, plus të tjerë që do të lirohen sipas të njëjtit raport nga lista e 300 të burgosurve nëse lirohen pengje të tjera.

Shumica dërrmuese, 287 nga 300 të burgosurit e sigurisë të planifikuar për lirim të mundshëm, janë meshkuj të moshës 18 vjeç e poshtë – shumica e tyre mbahen për trazira dhe hedhje gurësh në Bregun Perëndimor ose Jerusalemin Lindor.

13 të burgosurit e tjerë janë gra të rritura, shumica prej tyre të dënuara për tentativë sulmi me thikë.

Të fundit