Flash News

Bota

Marrëveshja e përkohshme për targat Kosovë-Serbi, reagon zëdhënësi i BE-së: Negociatat vazhdojnë

Marrëveshja e përkohshme për targat Kosovë-Serbi, reagon

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka reaguar pak pasi Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme sa i përket çeshtjes së targave, prej të cilës u tensionua prej disa ditësh situata në Veri.

Sipas Stanos, takimi i kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i deleguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ende nuk ka përfunduar.

 “Takimi i kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i lehtësuar nga i deleguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ende nuk ka përfunduar. Negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

 

Të fundit