Flash News

Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Von der Leyen: Zhvillim pozitiv, tani të vazhdojë dialogu

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Von der Leyen: Zhvillim pozitiv, tani

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje pas situatës së tensionuar të shkaktuar në veri të Kosovës me vendosjen e reciprocitetit të targave.

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak njoftoi se mes dy vendeve u arrit një marrëveshje me 4 pika që synonin nga heqja e njësive speciale deri te vendosja e etiketave ngjitëse në vend të targave.

Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e ka përshëndetur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë takimit të saj në Beograd me presidentin Vuccicc.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Është mirë për të gjithë rajonin. Dialogu tani duhet të vazhdojë,” ka shkruar Von der Leyen.

 

Të fundit