Flash News

Bota

Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni: Nëse funksionon, mund të shërbejë si plan

Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni: Nëse funksionon, mund

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se marrëveshja e firmosur me Shqipërinë për refugjatët mund të shërbejë si një plan për vendet e tjera të BE-së, shkruan Reuters.

"Sa i përket marrëveshjes tonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, e pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë. Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë", tha Meloni përmes gjatë një vizite në Kroaci.

Meloni dhe kryeministri Rama firmosën një marrëveshje sipas së cvilës mbi 30 mijë refugjatë që zbarkojnë nga Lindja e Mesme në Itali, do të strehohen në Shqipëri në dy qendra të cilat do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjader.

Plani u kritikua menjëherë nga ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut si ligjërisht i ndërlikuar dhe kërkon procedura të gjata që mund të vendosin barrë të pajustifikuar për migrantët.

Të fundit