Flash News

Bota

Marrëveshja për mineralet me SHBA mund të nënshkruhet 24 orët e ardhshme, konfirmon Ukraina

Marrëveshja për mineralet me SHBA mund të nënshkruhet 24
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara mund të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet brenda 24 orëve të ardhshme, pasi të jenë përpunuar detajet përfundimtare, tha kryeministri i Ukrainës.

Marrëveshja, e cila është ripunuar, është bërë një "pakt ivërtetë partneriteti", tha kryeministri Denys Shmyhal.

Kushtet mund të marrin në konsideratë ndihmën e ardhshme të SHBA-së si pjesë të kontributeve në fond, tha ai në komentet televizive.

Është sugjeruar që marrëveshja mund të nënshkruhet që sonte, shkruan Skynews.

Kushtet e sakta të marrëveshjes mbeten të paqarta, me marrëveshjen që has në disa pengesa - duke përfshirë një përplasje tani famëkeqe midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë - të cilat e kanë vonuar atë

Të fundit