Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Masa të reja për sigurinë kibernetike pas ndërhyrjes së hakerëve rusë

Të tronditur nga një sulm gjithëpërfshirës që mund të ketë zbuluar për Rusinë sekretet e qeverisë dhe korporatave, zyrtarët amerikanë po përpiqen të forcojnë mbrojtjen kibernetike të vendit dhe po pranojnë se një agjenci e krijuar dy vjet më parë për të mbrojtur rrjetet dhe infrastrukturën e Amerikës nuk ka fondet, mjetet dhe autoritetin për t'iu kundërvënë kërcënimeve të tilla të sofistikuara.
Ndërhyrja, gjatë së cilës u vodh programi i përdorur gjerësisht nga kompania SolarWinds Inc. me bazë në Teksas, ka nxjerrë në pah ekspozimin e thellë ndaj rreziqeve të rrjeteve kompjuterike të strukurave të qeverisjes civile dhe kufizimet e përpjekjeve për t'i pikasur kërcënimet.
Ka mundësi që të fillojë gjithashtu një valë shpenzimesh për modernizimin e teknologjisë dhe sigurinë kibernetike.
"Ka nxjerrë në pah investimet që duhet të bëjmë në sigurinë kibernetike për të patur aftësinë për t'i bllokuar këto sulme në të ardhmen", tha Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja e sapoemëruar e sigurisë kombëtare për teknologjinë kibernetike dhe emergjencat, gjatë një seance informimi të Shtëpisë së Bardhë.
Reagimi pasqyron seriozitetin e një sulmi që u zbulua vetëm në muajin dhjetor. Hakerat, ende të paidentifikuar, por për të cilët zyrtarët thonë se gjasat janë që të jenë rusë, kishin qasje të pakufizuar në të dhënat dhe postën elektronike të të paktën nëntë agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe rreth 100 kompanive private, me shkallën e plotë të kompromentimit ende të panjohur. Dhe ndërsa ky incident duket se kishte për qëllim vjedhjen e informacionit, ai rriti frikën se hakerat e ardhshëm mund të dëmtojnë infrastrukturën kritike, si rrjetet elektrike ose ujësjellësat.
Presidenti Joe Biden ka në plan të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzekutiv që zonja Neuberger tha se do të përfshijë tetë masa të destinuara për të trajtuar mangësitë e sigurisë të ekspozuara nga sulmi. Administrata ka propozuar gjithashtu zgjerimin me 30% të buxhetit të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara (CISA), një njësi pak e njohur më parë që tashmë është nën vëmendje intensive për shkak të sulmit kibernetik ndaj SolarWinds.
Presidenti Biden, duke mbajtur të premten fjalimin e tij të parë të rëndësishëm ndërkombëtar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, tha se trajtimi i "papërgjegjshmërisë ruse dhe piraterisë në rrjetet kompjuterike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë është bërë kritike për të mbrojtur sigurinë tonë kolektive".
Republikanët dhe demokratët në Kongres kanë bërë thirrje për zgjerimin e përmasave dhe rolit të agjencisë, e cila është pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ajo u krijua në nëntor 2018 ndërsa ishte krijuar perceptimi se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara po sulmonin gjithnjë e më shumë strukturat civile të qeverisjes dhe rrjetet e korporatave, si dhe infrastrukturën kyçe, si p.sh. rrjeti i energjisë që është gjithnjë e më i ekspozuar në një botë të ndërlidhur.
Duke folur në një seancë të fundit mbi sigurinë kibernetike, Ligjvënësi republikan nga Nju Jorku, John Katko, u kërkoi kolegëve të tij që me shpejtësi "të gjenin një mënyrë legjislative për t'i dhënë CISA-s burimet e nevojshme për të reaguar plotësisht dhe për të na mbrojtur".
Paketa e ndihmës COVID-19 e Presidentit Biden bëri thirrje për 690 milionë dollarë më shumë për CISA-n, si dhe i jepte kësaj agjencie 9 miliardë dollarë për të modernizuar rrjetet kompjuterike në të gjithë qeverinë amerikane, në partneritet me Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme.
Kjo është tërhequr nga versioni më i fundit i projektligjit për ndihmën sepse disa ligjvënës nuk panë ndonjë lidhje me pandeminë. Por Ligjvënësi Jim Langevin, bashkë-kryetar i Grupit të Sigurisë Kibernetike të Kongresit, tha se fondet shtesë për CISA-n ka të ngjarë të rigjenerohen me mbështetje dypalëshe në një legjislacion të ardhshëm, ndoshta në një projekt-ligj të infrastrukturës.
"Infrastruktura jonë kibernetike është aq e rëndësishme sa rrugët dhe urat tona", tha ligjvënësi demokrat Langevin në një intervistë. "Është e rëndësishme për ekonominë tonë. Është e rëndësishme për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe ne duhet të sigurohemi se kemi një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme kibernetike."
CISA operon një sistem, të emërtuar "Ajnshtajni", për zbulimin e kërcënimeve, i cili nuk arriti të zbulonte ndërhyrjen tek SolarWinds. Brandon Wales, drejtori i përkohshëm i CISA-s, tha se kjo ishte për shkak se shkelja ishte fshehur në një përditësim legjitim të programit nga SolarWinds për klientët e saj. Pasi arriti të identifikojë veprimtarinë keqdashëse, sistemi ishte në gjendje të skanonte rrjetet federale dhe të identifikonte disa viktima nga radhët e punonjësve të qeverisë.
"U krijua për të punuar në bashkëpunim me programe të tjera të sigurisë brenda agjencive", tha ai.
Ish-kreu i CISA-s, Christopher Krebs, i tha këtë muaj Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin mbështetjen për agjencinë, në mënyrë që të mund të lëshojë grante për shtetet dhe qeveritë lokale për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike dhe përshpejtimin e modernizimit të sistemeve elektronike në të gjithë qeverinë federale, siç propozohej në projekt-ligjin e Presidentit Biden. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38