Flash News

Bota

Masakra brenda shkollës në Austri, Sky News: Është shteti më i armatosur në Evropë

Masakra brenda shkollës në Austri, Sky News: Është shteti

Një i ri ka qëlluar për vdekje 10 persona në një shkollë në qytetin austriak të Grazit. Zyrtarët thonë se i dyshuari, i cili ishte 21 vjeç dhe kishte dy armë, vrau veten në banjo.

Austria ka kaluar ngjarje të tronditese edhe më parë, si një nga popullatat civile më të armatosura në Evropë, me rreth 30 armë zjarri për 100 persona, sipas Small Arms Survey, një projekt kërkimor i pavarur, shkruan Skynews

Julia Ebner, një eksperte e ekstremizmit në Institutin për Dialog Strategjik, tha se të shtënat në Graz duket të jetë ngjarja me e rënde në shkollë në historinë e pasluftës së Austrisë.

Katër persona u vranë dhe 22 u plagosën kur një xhihadist i dënuar kreu një seri të shtënave në qendër të Vjenës në vitin 2020.

Në nëntor 1997, një mekanik 36-vjeçar qëlloi për vdekje gjashtë persona në qytetin Mauterndorf përpara se të vriste veten.

Të fundit