Flash News

Bota

Mbante 1500 peshq, shpërthen akuariumi gjigant ‘AquaDom’ në Berlin, dy persona të plagosur

Mbante 1500 peshq, shpërthen akuariumi gjigant ‘AquaDom’

Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.

"AquaDom" - shtëpia e 1500 peshqve - është 15.85 m i lartë (52 ft) dhe u përshkrua si akuariumi cilindrik më i madh në botë.

Dy persona u plagosën nga rënia e xhamit pas shpërthimit.

Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve të Berlinit tha për BBC se shumica e peshqve kishin ngordhur, ndërsa moti i ftohtë i kishte bërë përpjekjet e shpëtimit më të vështira.  

Megjithatë, zyrtari i brigadës së zjarrfikësve James Klein tha më vonë për mediat lokale se "disa dhjetëra" peshq ishin gjetur të gjallë në vendet ku ishte mbledhur uji i mbetur. Ai tha se ata po ristrehoheshin në akuariume të tjera.

 

 

Të fundit