Flash News

Bota

Mbështeti sulmin rus ndaj Ukrainës, Zelensky vendos sanksione ndaj presidentit të Sirisë

Mbështeti sulmin rus ndaj Ukrainës, Zelensky vendos sanksione ndaj

Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret për të sanksionuar individë përfshirë dhe presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Dekreti miraton një propozim nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ku vendos sanksione kryesisht ndaj personave juridikë dhe qytetarëve rusë.

Megjithatë lista përfshin dhe emra zyrtarësh të lartë si kryeministri sirian Hussein Arnous, ministri i Jashtëm sirian Faisal al-Mekdad dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit.

Sanksionet, të cilat urdhërojnë ndalimin e operacioneve tregtare dhe kufizojnë ose ndalojnë plotësisht burimet e transportit, fluturimet ose udhëtimet e tjera përmes Ukrainës, do të vendosen për 10 vjet.

Të fundit