Flash News

Bota

Mbetjet e raketës kineze ranë në oqeanin Indian

Mbetjet e raketës kineze ranë në oqeanin Indian
Foto ilustruese

Mbetjet e raketës më të madhe kineze ranë sot në oqeanin Indian dhe shumica e pjesëve të saj u shkatërruan me ri-hyrjen në atmosferë. Kështu u jepen fund spekulimeve se ku do të goditnin mbetjet e saj, ku një prej vendeve që po diskutohej ishte dhe Italia, raporton Reuters.

Mbetjet nga "Long March 5B" kishin marrë vëmëndjen e njerëzve, të cilët prisnin me sy nga qielli, por Zyra e Inxhinierisë Hapësinore në Kinë tha se shumica e mbeturinave ishin djegur në atmosferë.

Media shtetërore raportoi se pjesë të raketës hynë përsëri në atmosferë në orën 10:24 të mëngjesit me orën e Pekinit. Raketa kineze ishte rreth 100 metra e gjatë dhe peshonte 22 ton.

Të fundit