Flash News

Bota

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Indi, rrëshqitjet e dherave dhe niveli i lartë i ujit po pengojnë operacionin e shpëtimit

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Indi, rrëshqitjet e dherave dhe
Foto ilustruese

Përmbytjet e shkaktuar nga shirat e dendur në Indi kanë rezultuar fatale për 115 persona, të cilët humbën jetën. Ekipet e shpëtimit po "luftojnë" me baltën dhe mbeturinat për të shpëtuar sa më shumë jetë, raportojnë mediat e huaja.

Rreth 150 persona janë evakuuar. Reshjet e rrëmbyeshme kanë goditur bregun perëndimor të Indisë ditët e fundit, duke lënë dhjetra të zhdukur pranë Mumbait dhe duke shkaktuar përmbytjet më të rënda ndër dekada në shtetin turistik të Goa.

Reshjet e shiut bënë që lumi Savitri të dalë nga shtrati dhe duke bllokuar të gjitha rrugët e qytetit Maha, ndërsa banorët e panikosur u ngjitën në çati për t'i shpëtuar ujërave.

Një operacion shpëtimi, në të cilin ishte përfshirë ushtria, flota detare dhe forcat ajrore po evakuon personat e bllokuar nga përmbytjet. Operacionet e tyre po pengohen nga niveli i lartë i ujit dhe rrëshqitjet e dherave që kanë bllokuar rrugët, duke përfshirë autostradën kryesore midis Mumbai dhe Goa.

Të fundit