Flash News

Bota

Mbi 100 të burgosur humbën jetën në përplasjen mes bandave, Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme në burgje

Mbi 100 të burgosur humbën jetën në përplasjen mes

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në sistemin e burgjeve të Ekuadorit, pasi më shumë se 100 persona humbën jetën në një përplasje të madhe mes anëtarëve të bandave në një burg bregdetar.

Presidenti i vendit Guillermo Lasso shpalli urgjencën dje, një ditë pas trazirave në burgun Litoral në Guayaquil - duke i dhënë qeverisë kompetenca që përfshijnë vendosjen e policisë dhe ushtarëve brenda burgjeve.

Të paktën 116 ndërruan jetë dhe 80 u plagosën. Ajo ishte ngjarja më e rëndë që kishte ndodhur në burgjet e Ekuadorit.

Zyrtarët thanë se dhuna u shkaktua nga bandat e lidhura me kartelet ndërkombëtare të drogës që luftojnë për kontrollin e objektit.

Duke paralajmëruar se nuk mund të garantojë që autoritetet kishin rimarrë kontrollin e bllokimit, Lasso tha: "është për të ardhur keq që burgjet po kthehen në territore për mosmarrëveshjet e pushtetit nga bandat kriminale."

Imazhet që qarkulluan në media sociale dukeshin si fushë beteje. Ata ishin konfliktuar me armë zjarri, thika dhe bomba, thanë zyrtarët. Më parë, komandanti i policisë rajonale Fausto Buenaño.

Burimi: Euronews

Të fundit