Flash News

Bota

Mbi 100,000 raste të reja me Covid-19 në Francë, Macron mbledh qeverinë për të shtrënguar masat

Mbi 100,000 raste të reja me Covid-19 në Francë, Macron mbledh

Infeksionet me Covid në Francë shënuan gjashtë shifra ditën e sotme. Zyrtarët shëndetësorë bënë me dije se u regjistruan 104,611 raste gjatë 24 orëve të fundit, dita e tretë radhazi që numrat kanë qenë rekord.

Shifrat e fundit, nga agjencia e shëndetit publik të Francës, vijnë përpara një takimit të presidentit Emmanuel Macron me anëtarët kryesorë të qeverisë së tij për masat e reja anti-Covid.

Zyrtarët janë të shqetësuar për efektin e përhapjes së shpejtë të variantit Omicron. Autoriteti shëndetësor rekomandoi që të rriturit të merrnin një vaksinë përforcuese tre muaj pas vaksinimit të tyre fillestar.

Tani qeveria po kërkon të bëjë të vlefshme lejen shëndetësore të lëshuar për të vaksinuarit vetëm nëse njerëzit pranojnë injeksionin përforcues.

Deri më tani, Franca ka regjistruar 122,546 vdekje nga koronavirusi. Deri më tani, 76.5 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

Të fundit