Flash News

Bota

Mbi 150 persona nën rrënoja/ Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në Florida, kryebashkiaku: Unë pres mrekulli

Mbi 150 persona nën rrënoja/ Vijon operacioni i
Foto ilustruese

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për të nxjerrë nga rrënojat personat që kanë mbetur të bllokuar, pas shembjes së një pjese të objektit 12 katësh, të enjten në Miami.

Ka shkuar në nëntë, numri i viktimave, ndërsa 152 mbeten të nën rrënoja, raportojnë mediat e huaja. Në ndihmë të ekipeve të Floridas kanë shkuar edhe ndihma nga Izraeli. Sot pritet të shkojnë ekipe edhe nga Meksika.

Njerëzit kanë bërë homazhe në një memorial të improvizuar për viktimat nga shembja e ndërtesës. Kryebashkiaku i Surfside, Charles Burkett tha se do të vazhdojë të mbështesë operacionet e kërkim-shpëtimit derisa të tërhiqen të gjitha trupat nga rrënojat.

"Unë pres mrekulli. Unë pres shumë mrekulli," tha ai.

Të fundit