Flash News

Bota

Mbi 300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Haiti, afro 2 mijë të plagosur

Mbi 300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Haiti, afro 2 mijë

Të paktën 304 persona kanë humbur jetën deri më tani nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi Haitin dje. Rrënoja dhe  banorë të panikosur që largohen nga shtëpitë e tyre është panorama një ditë më pas, raportojnë mediat e huaja.

Në një konferencë shtypi dje në mbrëmje, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile të vendit, Jerry Chandler, tha se 304 persona ishin konfirmuar të vdekur dhe se të paktën 1,800 të tjerë u plagosën.

Chandler u tha gazetarëve se 160  viktima u raportuan në departamentin jugor të Haitit; 42 ishin në Nippes; 100 ishin në Grand Anse, dhe dy ishin në veriperëndim të vendit.

Kryeministri i ri i Haitit, Ariel Henry, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një mujore pas asaj që ai e përshkroi në Twitter si një “tërmet i dhunshëm” dhe tha se do të mobilizonte të gjitha burimet në dispozicion të qeverisë për të ndihmuar viktimat.

Të fundit