Flash News

Bota

Mbi 80 sulme me raketa në Ukrainë, Rusia izolon kufijtë në tre anë: 7 viktima në Kiev

Mbi 80 sulme me raketa në Ukrainë, Rusia izolon kufijtë në

Rusia ka sulmuar mbi 80 herë nga ora 05:55 e mëngjesit të sotëm, kur nisi ofensivën e sdaj ndaj Ukrainës.

CNN raporton se pjesa më e tyre janë sulme me raketa, ndërsa raportohet se forcat ushtarake tokësore ruse janë duke përparuar gjithnjë e më shumë në kufi me Ukrainën.

Të paktën 7 persona kanë mbetur të vrarë dhe 17 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulm me raketa në një zonë ushtarake në verilindje të Kievit. Rusia ka rrethuar territorin e Ukrainës në tre anë: në kufi me Bjellorusinë, në kufi me Detin e Zi dhe në kufi me Rusinë.

Mbi 80 sulme me raketa në Ukrainë, Rusia izolon kufijtë në

Sulmi i parë u shënua në orët e para të mëngjesit, vetëm disa minuta pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi se do të niste një ofensivë ushtarake ndaj vendit. Sirenat e emergjencës u aktivizuan menjëherë, ndërsa nga sulmi mbetën të vrarë ushtarë dhe disa të plagosur.

Ukrainasit ktijuan rradhë të gjata në autostradë në përpjekje për t’u larguar nga vendi pas sulmit. Një pjesë tjetër mësohet se janë strehuar në metro, në tentativë pr t’i shpëtuar sulmeve që do të pasojnë.

Perëndimi, SHBA, BE, dhe NATO i kanë bërë thirrje Rusisë të ndalë sulmet, ndërsa kjo e fundit përmes një deklarate të ministrit të Jashtëm Lavror tha se është e gatshme për bisedime dhe se miqtë e Perëndimit nuk kanë respektuar ligjin ndërkombëtar.

Të fundit