Flash News

Bota

Mbretëria e Bashkuar: 15,000 trupa ruse janë vrarë deri më tani në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar: 15,000 trupa ruse janë vrarë deri më

Qeveria britanike beson se rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që kur Moska filloi pushtimin e saj dy muaj më parë.

Duke folur në Dhomën e Komunave të hënën, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Rusia kishte humbur më shumë se 2000 automjete të blinduara dhe më shumë se 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.

Nga ana tjetwr, Rusia ka pranuar vetëm 1351 viktima ushtarake.

Wallace tha se Rusia kishte dështuar në shumicën e objektivave të saj ushtarake deri më tani. Ai i tha parlamentit se "ne parashikojmë se kjo fazë e pushtimit do të jetë një përpjekje e Rusisë për të pushtuar më tej Donbasin".

Ai tha se ndihma ndërkombëtare dhe armët janë thelbësore për të ndihmuar Ukrainën të përballojë sulmin e pritshëm.

Wallace tha se Britania kishte dërguar më shumë se 5,000 raketa antitank, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa kundërajrore, dhe së shpejti do të dërgonte "një numër të vogël" automjetesh të blinduara Stormer të pajisura me raketa lëshuese.  

Të fundit