Flash News

Bota

Mbreti Charles i shkruan Biden pasi u diagnostikua me kancer

Mbreti Charles i shkruan Biden pasi u diagnostikua me kancer

Mbreti anglez Charles i ka shkruar ish-presidentit amerikan Joe Biden, pasi u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës, tha Buckingham Palace, shkruan Skynews.

Charles, i cili po ashtu po trajtohet për kancer, priti Bidenin për çaj dhe biseda në Windsor gjatë korrikut të vitit 2023.

Pos Mbretit, edhe politikanë të tjerë i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje Bidenit pas diagnozës së tij me sëmundjen. 82-vjeçari, i cili është personi më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë si president i SHBA-së, u përshkrua si një “luftëtar” me njerëzit që i uronin atij një “shërim të shpejtë dhe të plotë”.

Sot, Bideni reagoi publikisht përmes rrjetit social “X”, ku falënderoi njerëzit për mesazhet e tyre.

Mesazhi privat i Mbretit vjen pasi Kryeministri Britanik, Sir Keir Starmer, tha se i vinte "shumë keq që dëgjoi" lajmin për diagnozën e kancerit të Z. Biden.

Të fundit